Covey: S’kam pasur pasqyrë të plotë se kush ishte përgjegjës për një rajon në UÇK dhe kujt i raportonte ai person

Covey: S’kam pasur pasqyrë të plotë se kush ishte përgjegjës për një rajon në UÇK dhe kujt i raportonte ai person

James Peter Covey deklaroi para Gjykatës Speciale se nuk ka pasur asnjëherë një pasqyrë të qartë se kush ishte përgjegjës për rajone të caktuara në UÇK dhe se kujt i raportonte ai person.

Dëshmitari pohoi se ishte e rëndësishme që ish-ushtarët e UÇK-së të integroheshin në forcën policore.

“Unë nuk kam pasur asnjëherë një pasqyrë të plotë ose një kuptim shumë të mirë- skemë të mirë të asaj që ushtria do ta quante rendi i luftimeve të UÇK-së për të kuptuar më qartë se kush ishte përgjegjës për një rajon të caktuar dhe kujt i raportonte ky person i caktuar. Një pjesë e mirë e kuptimit tonë kishte të bënte me faktin që jeta e brendshme e UÇK-së sipas KFOR-it dhe unë kam pas kontakte të rregullta me UÇK-në në të gjithë nivelet dhe sigurisht që kishte persona të caktuar që UÇK-ja donte të fliste në kuptimin e preferencës për të folur”, tha dëshmitari.

Po ashtu, Covey tha se kanë organizuar takime të rregullta me Mike Jackson, por që informacionet që kanë shkëmbyer nuk kanë qenë të mjaftueshme për të kuptuar këtë rend të luftimeve që UÇK-ja ka pasur.

“Këtu nuk e kam fjalën për biseda rastësore, por më duhet të them që prej ditës së parë që kemi qenë në Kosovë; e kam fjalën për Kouchner dhe veten time- kemi angazhuar takime të rregullta me Mike Jackson në selinë e vet dhe qëllimi kryesor ka qenë që të shkëmbejmë informacion”, tha ai.

Dëshmitari pohoi se një prej personave që ka dënuar aktet e intolerancës etnike në mes palëve, ka qenë edhe Hashim Thaçi./Betimi për drejtësi

Related Articles