COVID-19, vaksina të falsifikuara në qarkullim

COVID-19, vaksina të falsifikuara në qarkullim

Prodhuesit e vaksinës gjermano-amerikane Biontech/Pfizer zbuluan së fundi vaksina të falsifikuara në Meksikë dhe Poloni dhe konfirmuan dyshimet për mashtrim.

Sipas gazetës “Wall Street Jorunal” në Meksikë  me vaksinat e falsifikuara janë vaksinuar të paktën 80 vetë, derisa njoftime për pasoja prej substancës së injektuar nuk ka.

Ampulat ranë në sy, sepse gjendeshin në kuti transporti me ftohje me ngjyra ndryshe nga ato që përdoren zakonisht dhe numra serialë të ndryshëm nga vaksinat që i ishin shitur zyrtarisht Meksikës. Po ashtu edhe afati i skadimit qe i ndryshëm nga zakonisht.

Edhe në BE ka pasur të paktën një rast falsifikimi. Televizioni polak TV Polsat raportoi se në Katovice u arrestua një 26-vjeçar në janar. Ai ofronte për shitje në Darknet si certifikatata të falsikuara testesh negative PCR dhe ampula me gjoja vaksinën e Biontech Pfizer.

Sipas Lev Kubiak, përgjegjës për sigurinë globale tek firma Pfizer, ky lajm nuk është i befasishëm.

“Deri sa të jemi në gjendje të prodhojmë sasi të mjaftueshme do të ketë mungesa në furnizim, prej së cilave mund të përfitojnë kriminelët”, tha Lev Kubiak për “Wall Street Journal”.

Ndërsa, OBSH-ja bën thirrje për vaksinim vetëm në qendrat shtetërore.

Në fund të marsit Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se në qarkullim ka ampula vaksinash të falsifikuara. Njoftime për vaksina dhe përpjekje të tilla i janë raportuar OBSH-së nga organet shëndetësore të mjaft vendeve.

“Vaksinat e falsifikuara kundër Covid-19 paraqesin një kërcënim serioz për shëndetin publik dhe përbëjnë një barrë shtesë për grupet në nevojë dhe sistemet shëndetësore. Ato duhet të identifikohen dhe të hiqen nga tregu,” tha OBSH në një deklaratë.

Related Articles