CR7 ka më shumë pikë për Topin e Artë në histori, pavarësisht se Messi e ka fituar dy herë më shumë

CR7 ka më shumë pikë për Topin e Artë në histori, pavarësisht se Messi e ka fituar dy herë më shumë

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo numëron më shumë pikë në histori për Topin e Artë, pavarësisht që Lionel Messi e ka fituar këtë trofe dy herë.

Sulmuesi i PSG-së të hënën fitoi trofeun e shtatë për Topin e Artë, duke mposhtur rivalin Robert Lewandowski.

Pavarësisht që tani, argjentinasi është duke u vlerësuar si më i miri i të gjitha kohërave, statistikat në vota dëshmojnë të kundërtën.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, që së fundmi e ka ftuar në vitin 2017, numëron 3 mijë e 781 pikë në të gjitha nomnimet për këtë çmim.

Kjo është 200 pikë më shumë se rivali Messi, që numëron rreth 3 mijë e 574 pikë.

LEXO EDHE:

Pavarësisht që shënoi 36 gola për Juventusin sezonin e kaluar dhe që arriti të shënonte 10 herë që prej kalimit te Man United, Ronaldo u rendit vetëm i gjashti në listën e ngushtë prej 30 më të mirëve të vitit 2021.

Është e hera e parë në 11 vite që portugezi mbetet jashtë top tre, ku mori 178 pikë, derisa Messi u shpall fitues falë 613 pikëve.

Related Articles