Cramon në Parlamentin Evropian: Zgjedhjet në Serbi janë të manipuluara e të vjedhura – të bëhet hetim ndërkombëtar

Cramon në Parlamentin Evropian: Zgjedhjet në Serbi janë të manipuluara e të vjedhura – të bëhet hetim ndërkombëtar

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se në përvojën e saj 20-vjeçare si vëzhguese ndërkombëtare e zgjedhjeve, kurrë nuk ka parë diçka si në zgjedhjet e fundit në Serbi.

Cramon tha se zgjedhjet në Serbi janë të manipuluara dhe “janë të vjedhura”.

“Opozita e bashkuar mund të kishte fituar në Beograd, nëse mijëra nuk do të riregjistroheshin apo do t’u bëheshin presion për të votuar për SNS-në”.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, Parlamenti Evropian qëndron me ju. Së pari, ne kërkojmë një hetim të paanshëm ndërkombëtar së bashku me OSBE-në siç ishte rasti në Serbi pas zgjedhjeve të vitit 1996”, tha Cramon në një fjalim të saj në Parlamentin Evropian.

Tutje, ajo tha se është në interesin e të gjithëve që të shihet një Serbi demokratike dhe evropiane, e cila do ta udhëheqite të gjithë rajonin drejt Bashkimit Evropian.

Related Articles