Në moshën 37-vjeçare, Cristiano Ronaldo ka ende një fizik të lakmueshëm.
Ish-ylli i Real Madridit mesa duket ka adoptuar një rutinë të re për të ruajtur rininë e tij.
Ndërsa pjesa më e madhe e meritave për fizikun mund t’i atribuohet dietës së tij, regjimit të stërvitjeve dhe gjenetikës së shkëlqyer, prekjet dhe përparimet e reja në kirurgji gjithashtu i lejojnë atij të mbajë muskujt e tij të shëndetshëm dhe të rinj.
Nuk është sekret që Ronaldo është një adhurues i operacioneve kozmetike. Botoks-i është padyshim aleati më i madh i portugezit: ndërsa fytyra e tij tashmë i është nënshtruar disa trajtimeve, nuk është e vetmja pjesë e trupit që ka marrë një injeksion botoks.
Sipas La Razon, Ronaldo ka bërë injeksione botoksi edhe në pjesët intime, më saktë në penis.
Qëllimi i këtyre injeksioneve është të rrisë trashësinë e penisit me një, dy ose tre centimetra dhe mund të zgjasë deri në dy vjet, është i kthyeshëm dhe nuk kërkon qepje, megjithëse nuk është një trajtim që garantohet të funksionojë.