Cuculi arrin marrëveshje me skuadrën shqiptare të Maqedonisë së Veriut

Cuculi arrin marrëveshje me skuadrën shqiptare të Maqedonisë së Veriut

Voska Sport vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të startit të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.

Pas portierit Valon Neziri, Almir Rexhepit, Arlind Alitit, Ylbr Beqirit dhe Ensar Lumës, siç mëson “infOSport.mk”, skuadrës shqiptare nga Ohri së fundmi i është bashkuar Ajradin Cuculi.

Bëhet fjalë për një mbrojtës me shumë përvojë, i cili te Voska Sport vjen nga rradhët e Gostivarit, ndërsa i njëjti gjithashtu kishte bërë karrierë edhe në Kosovë, duke luajtur me ekipin e Ferizajit.

Do të jetë ky rikthimi i dytë për Cuculin në Ohër, duke pasur parasysh se i njëjti gati për një vit e gjysmë mbronte ngjyrat e Ohrid Lihnidos, ndërsa në futbollin vendor kishte luajtur edhe me Vëllazërimin e Kërçovës.

Related Articles