Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas një fotografie të këngëtarit Gold AG ku ky i fundit shihet duke falur namaz në Rrugën e Kombit.
Lajçi e ka kritikuar këngëtarin duke i thënë se duhet të luten për shpirtin e tyre, e jo për fotografi.
“Sepse kështu po bajnë do djem t’ri. Po e parkojnë kerrin n’autostradë. Po e shtrojnë sexhadën e po u thonë shokëve: Fotografom kur t’falna, se du me m’pa njerëzia sa besimtar i devotshem jam”, ka shkruar aktori.
Postimi i plotë i Lajçit:
“Faluni për vete jo për fotografi
Edhe unë i thash djalit; ndalu buzë Rrugës se Kombit, se du me shkru diçka.
Shkruej n’veturë m’tha!
Jo i thash. Du me shkru e ti me m’fotografu. Le ta shohin njerëzia se sa i ditun jam!
A din pse?
Sepse kështu po bajnë do djem t’ri. Po e parkojnë kerrin n’autostradë. Po e shtrojnë sexhadën e po u thonë shokëve: Fotografom kur t’falna, se du me m’pa njerëzia sa besimtar i devotshem jam!
Unë shkruej se ma thotë zemra, por edhe ata duhet t’lutën për shpirtin e tyne, por jo për fotografi, se Zoti s’don reklamë t’rreme!