Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona

Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti ku janë përfshirë tri automjete në rrugën Ali Ajeti në Podujevës.

“Rreth orës 11:00, është pranuar informata për një aksident  komunikacioni rrugor të ndodhur  në rrugën Ali Ajeti në Podujevë”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” se në aksident  janë përfshirë tri automjete, ku lëndime kanë pësuar tre persona.
 
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka shtuar Ahmeti.

Related Articles