Çuni: “Falë doktor Brovines unë sot vazhdoj të jetoj”

Çuni: “Falë doktor Brovines unë sot vazhdoj të jetoj”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëheresh nënkryetar i këtij subjekti, Anton Quni sot ka falëndëruar doktorin Lulzim Brovinën, i cili, siç ka thënë ai, ia ka shpëtuar jetën.Quni në llogarinë e tij në “Facebook”, e kishte falëndëruar këtë doktor, por pa dhënë detaje se nga çfarë sëmundje e ka shpëtuar.

Burime mediale, bëjnë me dije se zyrtari i lartë i LDK-së kishte pësuar infarkt dhe i janë vendosur stendat.

Më poshtë mund ta gjeni statusin e publikuar në “Facebook”, të Qunit:

Shpëtimtari im

Falë doktor Lulzim Brovines unë sot vazhdoj të jetoj me shëndet të plotë.

Jam falënderues ndaj të gjithë mjekëve për këshillat dhe përkujdesjen, veçanërisht të dr.Lulzimit. Ai, stafi i tij i mrekullueshëm, mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, më siguruan t’i kthehem familjes dhe angazhimeve të përditshme.

Zot, faleminderit që kemi njerëz të tillë!

Related Articles