Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha për mediat serbe se zhvendosja e pllakës përkujtimore për ushtarët serbë në varrezat në Prishtinë është një veprim skandaloz dhe se për këtë janë kontaktuar ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Beograd
Daçiq po ashtu thekson se kanë marrë garanci nga ambasada franceze në Beograd se nuk kanë qenë në dijeni të asaj që ka ndodhur.
“Vlerësojmë se është një veprim skandaloz, aq më tepër që vjen nga disa vende që duhet ta dinë shumë mirë se sa kontribuoi Serbia në fitoren në Luftën e Parë Botërore dhe që paraqiten si miqtë tanë. Duke pasur parasysh këtë, unë dhashë urdhër që asistenti im për bashkëpunim dypalësh të ftojë në bisedë ambasadorin francez dhe gjerman dhe t’u tregojë papranueshmërinë e një procedure të tillë. Ne morëm garanci nga ambasada franceze në Beograd se nuk ishin në dijeni të asaj që ndodhi dhe se ata do të avokojë që gjithçka të kthehet në gjendjen e mëparshme”, tha Daçiq.