Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka pretenduar se Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja – pesë shtete të Bashkimit Evropian nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës edhe nëse Serbia bënë një akt të tillë – njeh shtetësinë e Kosovës.
Daçiq, është shprehur i bindur se qëndrimi 5 shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të mbetet i pandryshuar.
“Këto vende kanë qenë nën presion të madh për një kohë të gjatë, por Serbia e di mirë se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar. Secili prej atyre vendeve ka arsyet e veta të brendshme pse nuk e njeh Kosovës, nuk është çështje e kërkesë sonë apo presionit të dikujt tjetër. Madje disa prej tyre thonë se nuk do ta njohin Kosovës edhe nëse Serbia e njeh, gjë që natyrisht nuk do të ndodh”, ka pretenduar Daçiç, raporton e përditshmja serbe, N1.
Ndryshe nga Daçiç, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjersa po raportonte për punën e dikasterit të cilën ajo e drejton në Komisionin për Punë të Jashtme, pati garantuar se Kosova gjatë vitit 2022 kishte punuar fuqishëm për të siguruar njohje të reja me një përqendrim të veçantë në 5-shen mosnjohëse të BE-së.
“Kemi punuar në mënyrë specifike me pesë shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës në kuadër të BE-së. Mendojmë që sfidat kryesore në përcaktimet tona euro-atlantike na vijnë nga ato shtete. Prandaj frytet e këtij angazhimi presim të marrim gjatë vitit 2023”, kishte deklaruar ajo.