Daçiq: I japim mbështetje të plotë Vuçiqit në këto momente të vështira për vendin tonë

Daçiq: I japim mbështetje të plotë Vuçiqit në këto momente të vështira për vendin tonë

“Të gjitha subjektet politike në Serbi duhet të jenë të bashkuar në mbështetjen e tyre për presidentin Vuçiq në këto ditë kur praktikisht po merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë”, tha Ivica Daçiq.

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, tha për Tanjug se në emër të tij dhe të Partisë Socialiste të Serbisë i jep mbështetje të plotë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këto momente të vështira për vendin tonë dhe popullit e tyre.

“Jam i sigurt se Aleksandar Vuçiq në mënyrën më të mirë të mundshme do ta ruajë paqen dhe do t’i mbrojë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në takimet e ardhshme në Bruksel. Njëkohësisht u bëj thirrje përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që të tregojnë qartë se pala e Prishtinës nuk respekton asnjë marrëveshje nga Brukseli, përfshirë marrëveshjen e Brukselit, duke refuzuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe me vendimet e saj të njëanshme rrezikon rrezikshëm paqen”, tha ai.

Related Articles