Daçiq: Kurti bëri “autogol” me marrëveshjen për targa

Daçiq: Kurti bëri “autogol” me marrëveshjen për targa

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë “autogol” me marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel lidhur me targat ilegale.

Sipas tij, Kurti e refuzoi një propozim më të favorshëm për ta pranuar një më të pafavorshëm për Kosovën.

“Ai që ishte propozimi që ai refuzoi në Bruksel ishte shumë më i favorshëm se ai që pranoi disa ditë më vonë, me presion të madh ndërkombëtar”, u shpreh Daçiq në televizionin Prva.

Daçiq tha se liderët në Kosovë “janë ende të preferuarit e bashkësisë ndërkombëtare”.

Related Articles