Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili tha se e ka parë hartën që parashikon ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Daçiq ka thënë se nuk e din nëse Rama e ka parë Shqipërinë e madhe apo Serbinë e Madhe.
“Ne qëndrojmë për Marrëveshjen e Dejtonit, duke ruajtur integritetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, barazinë e tre popujve dhe dy entiteteve dhe ne jemi kundër krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’. Ne jemi gjithashtu për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, e cila nuk është ‘e thyer’ nga ndonjë akt ndërkombëtar”, tha Daçiç në një intervistë me Al Jazeera.
Ai gjithashtu komentoi mbi mundësinë e vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, duke thënë se nuk është e qartë për të se si hapet hapësira për negociata nëse Prishtina refuzon Marrëveshjen e Brukselit.