Daçiq: Serbisë po i bëhet presion nga BE-ja për ta zbatuar marrëveshjen e Ohrit

Daçiq: Serbisë po i bëhet presion nga BE-ja për ta zbatuar marrëveshjen e Ohrit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Brukseli po e shton presionin ndaj Serbisë me një propozim formal për përfshirjen e pjesëve të Marrëveshjes së Ohrit, për të cilat Beogradi nuk u pajtua, në kornizën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Tani po përpiqeni t’i impononi Serbisë një detyrim përmes Bashkimit Evropian dhe Kapitullit 35 që nëse dëshiron të bëhet anëtare, duhet të ketë zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe asaj pjese të marrëveshjes me të cilën nuk jemi dakord, “Serbia nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit, me deklaratën gojore të Presidentit të Serbisë, u shkëput nga disa formulime që tregojnë se kjo është një lloj njohjeje e Kosovës dhe se jemi dakord që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, tha Daçiq.

Related Articles