Dafina Dauti ka kohë që ka qenë në proces gjyqësor lidhur me kujdestarinë e vajzës.
Së fundmi, ajo duket se e ka fituar këtë kujdestari dhe tanimë e ka marrë vajzën pranë vetes.
Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja, përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale.
Në imazhin e postuar, ajo shfaqet pranë vajzës Kaylee, vajzës së madhe Elizabeta dhe avokates së saj, e cila ka pasur rol të madh në fitimin e rastit.
Dafina duket mjaft e lumtur, duke qenë se është bashkuar me vajzën pas thuajse dy vitesh.