Dafina Zeqiri bën dedikim romantik për DJ Geek: Shoku im më i mirë, të dua

Dafina Zeqiri bën dedikim romantik për DJ Geek: Shoku im më i mirë, të dua

Dafina Zeqiri ka qenë mjaft e angazhuar gjatë kësaj kohe.

Përveç lansimi të albumit të saj të shumëpritur, këngëtarja ka vazhduar mbrëmjet muzikore për bashkatdhetarët në diasporë.

Por, gjatë gjithë kësaj periudhe të ngarkuar për të, ajo çdo herë ka pranë të dashurin i cili është dhe DJ i saj, DJ Geek.

Dafina së fundi përmes një fotografie që postoi në InstaStory ka treguar edhe një herë rëndësinë që ai ka në jetën e saj.

“Shoku im më i mirë, njeriu im, të dua”, ka shkruar këngëtarja ku shihet në krahët e Genc Halimit (emri i vërtetë).

Ndryshe, kujtojmë që albumi “Dafinë Moj” u lansua pak javë më parë në GjirafaMall, dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e tij do të dhurohen për Shoqatën e Autizmit të Kosovës.

Albumi përfshinë bashkëpunim me disa prej artistëve më të njohur në vend dhe e që u mirëpriten nga fansat e tyre./Gazeta Enigma/.

Related Articles