Pas akuzave, reagon Isa Mustafa: S’isha unë kryeministër kur u nënshkrua marrëveshja e parë për Asoaciacionin

Pas akuzave, reagon Isa Mustafa: S’isha unë kryeministër kur u nënshkrua marrëveshja e parë për Asoaciacionin

Ish kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me akuzat që po i bëhen atij sa i përket marrëveshjes që kishte nënshkruar për themelimin e Asoaciacionit të Komunave serbe, në vitin 2013 raporton Gazeta “Enigma”.

Duke i cituar edhe opinionet e Gjykatës Kushtetuese, Mustafa mohon të ketë nënshkruar marrëveshje që do t’i jepte asoaciacionit fuqi ekzekutive.

“Në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Parë në Bruksel dhe është ratifikuar në Kuvend në Prishtinë, (e cila ka sanksionuar themelimin e Asociacionit), Isa Mustafa nuk ka qenë Kryeministër i Kosovës. Prandaj rrjedhimisht dezinformojnë dhe gënjejnë të gjithë ata që ma përshkruajnë mua Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit”, ka thënë ai.

“Të gjitha marrëveshjet dhe dokumentet e dakorduara me Serbinë iu referohen ligjeve (ekzistuese të Kosovës),  kurse dokumenti për parimet i vitit 2015 i referohej edhe Kushtetutës (ekzistuese) të Kosovës. Asnjëherë nuk është diskutuar ndryshimi i Kushtetutës. Në fakt Serbia kishte nënshkruar që Asociacioni të themelohet ashtu siç e konstaton Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ndërkaq, BE ka sqaruar zyrtarisht se Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe nuk është pushtet i tretë”, ka thënë ai. Tutje ai është shprehur “Se a do të themelohet Asociacioni apo jo, se a do të zbatohet Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të vitit 2013 tani është në kompetencë të lidershipit të Kosovës.  Por Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë se Asociacioni themelohet sipas Marrëveshjes së Parë të vitit 2013”./Gazeta Enigma.

LEXO EDHE: Abazi i kundërpërgjigjet LDK-së: Gabimet e juaja me Asociacionin po i përdorni sot për fushatë

Postimi i plotë:

Related Articles