Shpërthim i fuqishëm në portin turk, plagosen 10 persona

Shpërthim i fuqishëm në portin turk, plagosen 10 persona

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur portin Derince në provincën Kocaeli të Turqisë 

Autoritetet lokale që konfirmojnë se të paktën 10 persona janë plagosur.

“Vlerësimet fillestare tregojnë se një shpërthim ka ndodhur për shkak të ngjeshjes së pluhurit të grurit gjatë transferimit të grurit nga një anije në kapanon. Na është thënë se teknikisht është e mundur të ndodhë një shpërthim për shkak të ngjeshjes së pluhurit të grurit, por po hetojmë çdo shkak të mundshëm”, tha guvernatori i provincës, Sedar Yavu.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikëset, policia dhe ekipet mjekësore për të shuar flakët.

Shpërthimi shkatërroi 13 traktorë që përdoren për ngarkim-shkarkim gruri, ndërsa asnjë anije nuk u dëmtua.

Related Articles