Daja ankohet që tre tifozë të Prishtinës e kanë sharë vazhdimisht, kritikon edhe një polic

Daja ankohet që tre tifozë të Prishtinës e kanë sharë vazhdimisht, kritikon edhe një polic

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është ankuar pas ndeshjes me Prishtinën që tre tifozë vendas e kanë sharë vazhdimisht. Ai ka thënë se tre tifozët kanë qëndruar prapa bankinës së Ballkanit dhe nuk kanë ndalur sharjet gjatë gjithë ndeshjes.

Daja ka mbetur i befasuar edhe me sjelljen e një polici, prej të cilit ka kërkuar që t’i largojë tifozët që bënin sharje.

Tekniku tiranas ka thënë se sharjet janë bërë edhe në prani të vëzhguesit dhe se ato kanë vazhduar edhe pas ndeshjes.

“Prishtina bëri futboll të mirë. Por loja ishte thuajse e barabartë. Barazimi ishte rezultati më i drejtë i asaj që ofroi loja”, ka thënë Daja lidhur me ndeshjen. Ai ka vlerësuar atmosferën, por është ndalur te tre individët. “Janë tre veta që shajnë vazhdimisht. Të prishin këtë lloj imazhi të Prishtinës, me praninë e policisë, vëzhguesit, është e papranueshme. Më pas ishte një polic që bëri një gjest që nuk i shkon policit. Këta tre në mënyrë të vazhdueshme pas bankinës time kanë qëndruar. Edhe policia duhet të ndërhyj për t’i nxjerr jashtë stadiumit. Unë do ta kërkoj të drejtën time. Tifozët e tjerë të Prishtinës i përshëndes pasi e kanë përkrahur skuadrën e tyre”, ka thënë Daja i revoltuar. Ai po shkruan histori të futbollit kosovar me Ballkanin.

Related Articles