Daja dënohet me dy ndeshje pasi kapi me forcë gjyqtarin e katërt në ndeshjen ndaj Drenicës

Daja dënohet me dy ndeshje pasi kapi me forcë gjyqtarin e katërt në ndeshjen ndaj Drenicës

Trajneri i FC Ballkanit, Ilir Daja është dënuar me dy ndeshje mosushtrim të detyrës nga Komisioni Disiplinor pasi e kishte kapur me forcë për krahu gjyqtarin e katërt në ndeshjen ndaj Drenicës, raporton Gazeta Enigma.

Daja dënohet me dy ndeshje pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt në fundin e takimit ndaj Drenicës.

“Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID.028309M66. Në minutën e 90+, e kap për krahu gjyqtarin e katërt dhe e shtërngon me forcë , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK”, ka njoftuar FFK-ja.

Po ashtu me dy ndeshje moslojë është dënuar edhe sulmuesi Albin Berisha që ishte ndëshkuar me karton të kuq ndaj Drenicës.

“Lojtari i FC ”Ballkani”, Albin Berisha me nr fanelle 80 dhe nr ID.014588M88. Në minutat shtesë të lojës (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) ndihmës trajnerin e FC “Drenica”, duke i dalur në ndihmë bashklojtarit të tij të sulmuar paraprakisht , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”, ka njoftuar FFK.

Related Articles