Ballkani e ka nisur furishëm stinorin pranveror duke triumfuar me rezultat 4:1 ndaj Dukagjinit.
Korrenica, Thaqi, Gashi dhe Zeka shënuan për skuadrën nga Suhareka, kurse Merlaku shënoi golin e vetëm për mysafirët.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Dajaj është deklaruar shumë i kënaqur me rezultatin pas ndeshjes.
“Jemi të lumtur me faktin që e nisim me fitore sezonin pranveror. Kjo është meritë e të gjithë futbollistëve, të cilët kanë bashkëpunuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Ajo që më pëlqeu ishte pjesa e parë dhe ajo që duhet përmirësuar është paraqitja jonë në pjesën e dytë”, tha Daja.