Klubi Futbollistik “Ballkani” ka shënuar fitore në kryendeshjen e kësaj jave duke e mposhtur Gjilanin.
Kampionët në fuqi fituan 2:0 ndaj Gjilanit në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Pas ndeshjes kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja u shpreh i lumtur me fitoren, teksa foli edhe për ndeshjen e të enjtes kundër Sivassporit në Ligën e Konferencës që luhet në Turqi.
“Jemi të kënaqur me të gjitha. Kishim përballë një ekip që ka bërë mirë në fazën e parë. Kur fitorja vjen me një ekip të fortë sigurisht se jam më i kënaqur. Të jemi të sinqertë nesër do nisim përgatitjet për në Turqi (ndaj Sivassporit). Edhe atje kemi mungesë. Kemi mungesë të Astrit Thaçit dhe Kuç që mendoj se e ka të vështirë të rikuperohet”, tha Daja për ArtSport.
Ballkani ngritet në kuotën e 18 pikëve në vendin e dytë, kurse Gjilani ka 14 pikë në pozitën e tretë.
/Gazeta Enigma/