Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur në prag të ndeshjes kthyese ndaj Zalgiris, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Daja theksoi se nesër do të përpiqen të jenë më të saktë drejt portës.
“Pas prezantimit që patëm në Prishtinë, ekipi është goxha mirë, për shkak që kemi qenë dominues në pjesën më të madhe të lojës, nesër do të ketë një tjetër histori. Do të bëjmë atë që bëmë në Prishtinë, por të jemi më cinik para portës, për të shkuar drejt kualifikimit”, është shprehur Daja.
Ai shtoi se në ndeshjen e nesërme nuk do të ndryshojë shumë sistemi, por sipas tij, manovra.
Mendoj që si ashtu si Zalgiris ashtu edhe ne, ndoshta nuk do të ndryshojë shumë sistemi por do të ndryshojë manovra, sepse kemi parë direkt njërin- tjetrin në përballjen e parë në Prishtinë, por nëse bëjmë ndeshjen që kemi bërë në Prishtinë, besoj që do të jemi ne që do të shkojmë tutje”, shtoi ai.
Ndeshaj do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.