Në kuadër të xhiros së 26-të është zhvilluar ndeshja derbi mes SC Gjilanit dhe KF Llapit.
Kjo ndeshje e zhvilluar në qytetin e Gjilanit ka përfunduar pa fitues, 2-2, raporton Gazeta Enigma.
Në fund të ndeshjes skuadrës vendase nuk i është akorduar penallti edhe pas shikimit të VAR-it
Sulmuesi anësor, Baton Zabërgja, ishte futur për mrekulli në zonë ku pengohet nga dy futbollistë të Llapit, por për ‘çudi’ gjyqtari Genc Nuza e gjykoi si simulim duke e ndëshkuar me karton të verdhë Zabërgjën. Edhe pas ndërhyrjes së gjyqtarëve të VAR-it të cilët e ftuan Nuzën ta shikojnë rastin, ky i fundit nuk e ndërroi mendjen edhe pse kontakti ishte i dukshëm.
Mbrëmë në debatet televizive është diskutuar ky rast, ku shumica e njohësve të futbollit ishin të bindur që Gjilani u dëmtua rëndë.
Edhe ish-futbollisti, Taulant Dajaku, është i të njëjtin mendim për këtë rast. Dajaku thotë se është i habitur me gjyqtarin i cili e sheh VAR-in dhe insiston se është simulim.
“Në rast se Gjilani do ta fitonte këtë ndeshje do të kishim një situatë pak më të komplikuar për Llapin dhe Gjilani do të ishte brenda objektivit të tyre. Është komplet e qartë se kjo ishte penallti dhe është habi e madhe se si një gjyqtar shkon e sheh VAR-in edhe insiston se ky është simulim. Në të njëjtën ditë kemi situatën e ngjashëm në ndeshjen Leverkursen – Bayern”, tha Dajaku në emisionin ‘Kampionët’ në Kanal 10.
Më poshtë mund ta shikoni rastin: /Gazeta Enigma/