Daku me tri fjalë e tregon rëndësinë e ftesës nga Kosova

Daku me tri fjalë e tregon rëndësinë e ftesës nga Kosova

Mirlind Daku, është futbollisti i cili ka bërë bujë të madhe, pasi në listën e publikuar nga Challandes ai nuk ishte i ftuar dhe kjo ka shkaktuar reagime negative që i janë drejtuar teknikut zviceran për mos-thirrjen e sulmuesit të Ballkanit. Mirëpo në konferencën e mbajtur për media Challandes, e konfirmoj thirrjen e Dakut.

Ndërsa për këtë është shprehur mjaft i emocionuar vetë gjilanasi i cili me tre fjalë e ka treguar rendësinë e ftesës nga Kosova.

“Ndjenjë, emocion, dashni”, ka shkruar Daku. 

Ftesa e marrë nga Kosova e ndihmon edhe në rritjen e vetëbesimit të një futbollist me shumë përspektiv, siç është edhe gjilanasi. Kosova ndeshjen e parë miqësore do të luajë ndaj San Marinos dhe në këtë takim do të mirëpritet një minutazh edhe për Dakun.

Related Articles