Daku shënoi dy gola, por mori edhe karton të kuq

Daku shënoi dy gola, por mori edhe karton të kuq

Mirlind Daku sot ishte protagonist për Rubin Kazan.

Lojtari i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola në pjesën e parë kundër Spartakut të Moskës.

Mirëpo kjo mbrëmje nuk u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo pasi në minutën e 74-t, një episod me rivalin prishi çdo gjë.

Daku pa gjyqtarin të nxirrte kartonin e dytë të verdhë për të dhe rrjedhimisht të kuqin.

Kjo mjaftoi që ai të tensionohej e për ta qetësuar Dakun u përfshinë shumë shokë nga skuadra dhe pjesëtarë nga stafi. /Gazeta Enigma

VIDEO: https://streamin.me/v/3504cf62#google_vignette

Related Articles