Të paktën gjashtë persona janë plagosur nga sulmi me raketë në qytetin e Ukrainës, ka njoftuar Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainë, raporton Gazeta Enigma.
Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare, po ashtu duke e shkatërruar edhe vetura të cilat ishin në lëvizje.
“Rusia po bën luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Vret civilë, shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha që tani qëllohen nga raketat e saj”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në Tëitter, duke shpërndarë një video nga sulmi me raketa në ndërtesën e Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv./GazetaEnigma/
First photos of Kharkiv city center after a recent blast. The horrifying consequences of the Russian terrorist attack.#StopRussia #StopRussianAggression #RussiaInvadedUkraine pic.twitter.com/xKIq6NZ07I— Stratcom Centre UA (@StratcomCentre) March 1, 2022