Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e votave me postë për Komunën e Vitisë, ku rezultati mes Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të VV-së ka qenë shumë i ngushtë.
Megjithatë edhe pas numërimit të votave me postë nga të cilat Ademi ka marrë 317 dhe Sokol Haliti 234, LDK ka arritur që ta mbajë primatin e partisë fituese të balotazhit me një dallim në rezultatin përfundimtar në vetëm 136 vota diferencë.
Sokol Haliti sipas faqes së KQZ-së ka gjithsejtë 8,622 Vota derisa Arsim Ademi 8486.

