Dalin në shitje biletat për miqësoren me Zvicrën

Dalin në shitje biletat për miqësoren me Zvicrën

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka bërë të ditur të premten se kanë dalë në shitje biletat për sektorin e tifozëve të Kosovës për miqësoren ndaj Zvicrës.

Në njoftimin e FFK-së, thuhet se shitja e biletave bëhet online dhe ka publikuar linkun, ku tifozët e interesuar për ta përcjellë ndeshjen mund t’i blejnë.

FFK-ja, ka thënë se federata zvicerane tashmë ka vënë në dispozicion biletat për tifozët e Kosovës, të cilat do të jenë të personalizuara. “Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot ka nisur shitja online e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen miqësore Zvicër-Kosovë”, thuhet në njoftim.

Miqësorja mes Zvicrës dhe Kosovës, do të zhvillohet më datën 29 mars në Zuerich, me fillim prej orës 18:00.

Related Articles