Dalin në shitje biletat për përballjen mes Zvicrës dhe Kosovës

Dalin në shitje biletat për përballjen mes Zvicrës dhe Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do ta vazhdojë nesër ëndrrën për të siguruar kualifikimin në Eurobasket 2025.

Me fillim nga ora 18:00, “Dardanët” do të zhvillojnë ndeshje si mysafirë ndaj Zvicrës në Fribourg, raporton KosovaPress.

Basketbollistët tanë kërkojnë përkrahje në Zvicër, duke ditur se në shtetin helvetik jetojnë një numër i madh i shqiptarëve.

Po ashtu, kjo është hera e parë që Kosova luan në Zvicër.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se biletat e ndeshjes kanë dalë në shitje dhe mund të blihen në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Zvicrës.

“Biletat kanë dalur në shitje dhe mund të blihen në uebfaqen zyrtare të Federatës zvicerane të basketbollit, ndërsa FBK fton shqiptarët të vijnë në numër sa më të madh për të përkrahur basketbollistët e Kosovës”, shkroi FBK në “Facebook”.

Në përballjen e parë që u zhvillua mes këtyre dy kombëtareve në Prizren, Kosova e mposhti Zvicrën me rezultat bindës 76:49.

Related Articles