Janë publikuar pamje të reja para arrestimit të 27 vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në orët e para të mëngjesit të së hënës, pasi u arrestua nga policia.
I ndjeri shihet duke u larguar nga një veturë nga dy persona të tjerë.
Ndërkohë, sipas raportit të policisë, viktima dyshohej se ishte në gjendje të dehur, derisa po sulmonte edhe kalimtarë e automjete në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
Pesë zyrtarët policorë të përfshirë në rast tashmë janë arrestuar, nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia”.