Zjarri që shpëtheu diskotekën Puls në Koçan të Maqedonisë së Veriut la të vdekur 59 persona dhe 155 tjerë të lënduar. Përveç viktimave e të lënduarve nga ky rast, tashmë janë publikuar edhe pamjet nga diskoteka e cila është bërë shkrumb e hi.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka thënë se 118 persona janë duke u trajtuar në spitalet e Koçanit, Shtipi dhe Shkupit.
“Të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion. Të gjithë pacientët janë shtruar në spitale dhe marrin trajtimin e duhur”, ka thënë ai.
Kujtojmë se pronari i diskotekës ku ka ndodhur ngjarja tragjike është arrestuar.