Dalin pamjet pas zëvendësimit, Shaqiri i nervozuar pasi dëshironte të luante më shumë

Dalin pamjet pas zëvendësimit, Shaqiri i nervozuar pasi dëshironte të luante më shumë

Xherdan Shaqiri qëlloi sërish në cak kundër serbisë.

Ylli nga Kosova ishte vendimtar në fitoren e Zvicrës 3-2 ndaj serbëve, fitore që i dërgon helvetikët në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Megjithatë trajneri Murat Yakin vendosi që në minutën e 69-të ta zëvendësoj Shaqirin, për ta futur në fushë Denis Zakarian, një mesfushor defensivë.

Qëllimi i Yakin ishte ta mbronte rezultatin, por zëvendësimi nuk i ka pëlqyer fare Xherdan Shaqirit.

Gjilanasi shihej i nervozuar në bankën rezervë duke përplasur një shishe uji për toke, por zemërimi i tij ishte për faktin se donte të jepte më të mirën në fushë.

Gjithsesi zemërimi ishte i momentit dhe në fund të ndeshjes Shaqiri dukej shumë i lumtur me fitoren dhe festonte shumë me pjesën tjetër të përfaqësuese zvicerane. 

Related Articles