Daliq ia dedikon vendin e tretë ish-trajnerit të Prishtinës

Daliq ia dedikon vendin e tretë ish-trajnerit të Prishtinës

Kombëtarja kroate fitoi vendin e tretë në Kampionatin Botëror në Katar, duke mposhtur Marokun me rezultat 2:1.

Pas fitores, një deklaratë për mediat ka dhënë trajneri Zlatko Daliq, i cili fitoren ia ka dedikuar Qira Bllazheviqit, ish-trajnerit të Prishtinës.

“Kjo është e bronztë, por për ne ka një shkëlqim të artë. Këtë fitore do t’ia dedikoja një njeriu që i ka konceptuar të gjitha këto, dhe ai është Qiro Blazheviq. Shef, kjo është për ju. Ju jeni përgjithmonë trajner i të gjithë trajnerëve”, tha Daliq.

Kujtojmë se legjendari Qira (87) ka më shumë se një vit që lufton me një sëmundje malinje dhe së fundmi ka treguar se si po ndihet aktualisht. “Bir, jam edhe më keq se më parë. Unë po shkoj deri në fund, nuk mund të gënjej se jam mirë kur nuk jam”, ka thënë shkurt ai për Kurir.

Kujtojmë se Qira dhe gruaja e tij Zdenko kanë dy vajza Catherinen dhe Barbaran dhe djalin Miroslav Junior.

Ndryshe, Blazheviq ishte trajner i Prishtinës, gjatë edicionit 1984-85, ku i kishte dhënë shkëlqim skuadrës nga kryeqyteti, duke e nxjerrë nga kriza e thellë dhe gradualisht e shmangu nga pjesa e skuadrave të fundit.

Related Articles