Dukagjini fituan 1-0 ndaj Malishevës në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Klubi nga Kina morën tri pikë të rëndësishme në shtëpi, duke vazhduar ‘ëndrrën’ për një vend në garat evropiane.
Pas ndeshjes, trajneri Armend Dallku ka thënë se ishte një fitore tejet e mundimshme, por e merituar.
“Kundërshtari nuk pati asgjë nga loja. Ne kishim raste dhe ishim të kujdesshëm”, ka thënë Dallku për ‘ArtSport’.
“Hyra ‘all-in’ dhe mundi u shpërblye. Pavarësisht se goli erdhi në fund, është shumë i vlefshëm sepse janë tri pikë. Ne kemi bërë më të mirën në çdo ndeshje”.
“Kishim të bënim me kundërshtar të vështirë që është stabilizuar kushtimisht në tabelë dhe kishte ardhur të mbrohej. Ne iu qasëm lojës mirë”.
“Fitorja na bën që ta ëndërrojmë Evropën. Tani duhet të shohim se si janë lojtarët në aspektin fizik për shkak të lëndimeve dhe do të vazhdojmë tutje”, ka shtuar më tej trajneri i skuadrës nga Klina.
Pas 33 xhirove Dukagjini pozicionohen në vendin e katërt me 44 pikë.