Dukagjini ka shkaktuar befasinë e xhiros së 26-të duke e mposhtur Llapin në Podujevë me rezultat 1-2.
Me pikët e plota, jashtëzakonisht i kënaqur është ndarë trajneri i klinasve, Armend Dallku.
“Kemi luajtur siç jemi marrë vesh. Jemi përgatitur në atë mënyrë që të mos i lejojmë kundërshtarët të kenë hapësira e të dalin shpejtë, të na shkaktojnë probleme. Besoj se ia kemi arritur ta ndalojmë shpejtësinë e tyre. Jam i kënaqur dhe i uroj të gjithë për fitoren, lojtarët dhe tifozët. Tash na mbetet të punojmë e të vazhdojmë”, theksoi Dallku./Gazeta Enigma/
Dallku pas fitores ndaj Llapit: Luajtëm ashtu siç u morëm vesh
