Ministri i Drejtësisë së Danimarkës Peter Hummelgaard, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë bashkë me deputetët e Komisionit për Legjislacion të Parlamentit danez.
Ai sot gjatë ditës bashkë me homologen e tij kosovare Albulena Haxhiu, e vizituan Burgun e Gjilanit, të cilën shteti danez e ka kontraktuar për ta marrë me qera, për t’i transferuar 300 të burgosur.
Hummelgaard nga afër i pa edhe hapësirat e këtij burgu.
“Në veçanti u njoftuan lidhur me trajtimin e të burgosurve, trajtim ky i cili është në përputhje të plotë me respektimin e standardeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Nga marrëveshja me Danimarkën u pat thënë se Kosova do t’i përfitojë 200 milionë euro.