Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Danush Ademi, është sulmuar në ditën e zgjedhjeve në fshatin Dubravë të Ferizajt.
Ademi ka rrëfyer rastin se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.
Ai fajtor për këtë sulm po e konsideron politikanin tjetër nga radhët e komunitetit Ashkali, Qazim Rrahmanin.
“Kam qenë në shtab, në zyrët tona të Unionit Demokratik të Ashkalinjve të Kosovës, Aty kemi qenë diku 2 a 3 vetë, sepse njerëzit e mi kanë qenë në terren. Kam dalë prej veturës për të marrë gruan, sepse kemi pasur të shkojmë për të votuar, ashtu në mënyrë të organizuar. Aty kanë ardhur një turmë prej 50 vetash, në krye me Qazim Rrahmanin, dhe familjarët e tij babain e tij Sylejmanin, pastaj Benjamini, Irfani, Enis Rrahmani dhe Agim Rrahmani. Kur kam dalë prej veturës më kanë sulmuar. Unë kam qenë duarthatë, kam qenë i papërgatitur sepse nuk nuk dal me u rrehë me njerëz. Arsyeja e këtij sulmi është ne kemi qenë më përpara me vota dhe qëllimi ka qenë për të na ndalur të dalim e të votojmë”, deklaroi ai për Klankosova.
“Rasti është paraqitur në polici dhe në KQZ. Ne do të kërkojmë nga KQZ-ja të përsëritet votimi sepse disa fshatra të komunitetit tonë nuk kanë votuar fare, ju ka pamundësuar votimi”, theksoi ai.