Janë caktuar zyrtarët e ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.
“Bilbili” kryesor për ndeshjen e Superkupës i është besuar Dardan Çakës, me asistentet Fatlum Berishën dhe Bujar Selimaj. Ndërsa, gjyqtari i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.
Ndërkaq, gjyqtarët që do të jenë në dhomën e VAR-it, janë Visar Kastrati dhe Elvis Bicaj.
Ndeshja do të luhet të martën, në ora 20:45 në Stadiumin “Fadil Vokrri”.