Dardan Çaka gjykon ndeshjen e Superkupës: Prishtina – Llapi

Dardan Çaka gjykon ndeshjen e Superkupës: Prishtina – Llapi

Janë caktuar zyrtarët e ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.

“Bilbili” kryesor për ndeshjen e Superkupës i është besuar Dardan Çakës, me asistentet Fatlum Berishën dhe Bujar Selimaj. Ndërsa, gjyqtari i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.

Ndërkaq, gjyqtarët që do të jenë në dhomën e VAR-it, janë Visar Kastrati dhe Elvis Bicaj.

Ndeshja do të luhet të martën, në ora 20:45 në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Related Articles