Dardan Sejdiu: Albin Kurti është kryeministër i konfliktit

Dardan Sejdiu: Albin Kurti është kryeministër i konfliktit

Analisti politik Dardan Sejdiu duke komentuar situatën e krijuar nga greva në vend, ka thënë Albin Kurti është kryeministër i konfliktit.

I ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se është i bindur që edhe pasi të kalohet çështja e grevës me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, do të ketë një konflikt tjetër, pasi sipas tij, Kurti jeton në konflikt.

“E para e punës Kurti është kryeministër i konfliktit – është figurë politike e cila është ngritur në konflikt dhe mënyra se si ai vepron me publikun është në konflikt”.

Sipas Sejdiut, Kurti është i ndërtuar si qenie politike në konflikt dhe në mungesë të konfliktit atij i duhet diçka.

“Figura e vetme e cila në mënyrë të vazhdueshme prej prillit të vitit 2021 që është duke e përmendur çështjen e tij është kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, i cili është konsistent sepse është në kuadër të një agjende të thjeshtë sindikaliste: t’i rris beneficionet për anëtarësinë e tij”.

“Jam i bindur se sapo të kalohet kjo çështje, do të kemi një konflikt tjetër me dikë kushdo që është ai sepse Kurti jeton në konflikt, atij i duhet një konflikt”.

“Pak është e rëndësishme mirëqenia e qytetarit sa është tifozëria dhe pozicionimi populist”.

Related Articles