Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte kundër Sllovenisë në “Stozhice” në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se “Dardanët” janë të gatshëm, të motivuar dhe plot me energji për sfidën e sotme
“Dardanët zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore paraditen e sotme në atmosferë pozitive dhe fokus maksimal”.
“Të gjithë lojtarët janë të gatshëm, të motivuar dhe me energji të plotë për sfidën e mbrëmjes kundër Sllovenisë”, ka shkruar FFK në Facebook.
Ndeshja kundër Sllovenisë është e parafundit në këtë fazë të grupeve, dhe luhet nga ora 20:45.
“Dardanët” aktualisht janë në vendin e dytë me 7 pikë, 3 më pak se Zvicra në vendin e parë me të cilën Kosova luan të martën. Sllovenia ndërkaq është në vendin e tretë me 3 pikë. E Suedia në të fundit me vetëm 1 pikë nga katër ndeshje të zhvilluara.
