“Dardanët” synojnë rritjen, po kërkojnë përfaqësues nëpër gjithë Kosovën për shpërndarje të biletave

“Dardanët” synojnë rritjen, po kërkojnë përfaqësues nëpër gjithë Kosovën për shpërndarje të biletave

Tifogrupi kosovar, ‘Dardanët’ po synojnë të rriten në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Me anë të një njoftimi në rrjetin social, Facebook, ‘Dardanët’ kanë kërkuar përfaqësues në disa qytete të Kosovës, si shkak rritja e tyre dhe organizimi për ndeshje e bileta të takimeve të kombëtares.

Më poshtë keni njoftimin e tifogrupit, Dardanët:

NJOFTIM

Me kënaqësi bëjmë të ditur vullnetin tonë për ta rritur përfaqësimin në qytetet e tjera të Kosovës, për të qenë sa më të pranishëm në çdo pëllëmbë të vendit me përfaqësues lokalë, që garantojnë shpërndarjen e biletave me rastin e ndeshjeve të kombëtares dhe organizimeve tjera.

Emrat e qyteteve ku dëshirojmë shtrirje të re janë: Peja, Gjakova, Podujeva, Lipjani, Istogu, Kamenica, Kaçaniku, Skenderaj, Theranda, Drenasi dhe Klina.

Ju bëjmë thirrje të kontaktoni liderin tonë, Lulzim Berishën apo kryesinë e tifogrupit, nëse mendoni që ndonjëri nga ju në këto qytete ka autoritetin, besimin dhe reputacionin e nevojshëm për të qenë përfaqësues lokal. Nëse shprehni interesim, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe bisedojmë.

Ky është vetëm një paralajmërim paraprak në vazhdën e përgatitjeve për ndeshjet e shtatorit që kemi nisur t’i bëjmë. Edhe mërgata nuk do të jetë e përjashtuar. Se si jemi duke organizuar edhe në këtë segment do t’jua bëjmë të ditur pas pak kohësh. Ndërsa ndërkohë presim interesim nga ju, papërjashtim, që të jeni udhëheqësit e rinj modelë Dardanë në qytetet e renditura lart.

Kosova, kjo zgjedhje e nderi, jo zori!

Related Articles