‘FIBA European Challenger U-16’ po vazhdon të mbahet në Prishtinë. Sot (e enjte) është ditë pushimi dhe gjashtë përfaqësueset pjesëmarrëse kanë stërvitje, kurse nesër dhe pasnesër do të vazhdojnë ndeshjet në Grupin F.
Kosova dhe Luksemburgu kanë shënuar nga tri fitore në tri ndeshje. Dardanët prijnë pasi kanë pikëdallim më të mirë.
Basketbollistët e rinj të Kosovës kanë mundur Maltën 117-20, Moldavinë 122-42 dhe Gjibraltarin 98-19, kurse të premten do të përballen me Shqipërinë dhe të shtunën ndaj Luksemburgut. Gjibraltari, Malta dhe Shqipëria kanë nga një fitore dhe dy humbje, kurse Moldavia është në vendin e fundit me tri humbje në tri ndeshje.