“Dardanët” zbarkojnë në Volos për ndeshjen Greqi – Kosovë (FOTO)

“Dardanët” zbarkojnë në Volos për ndeshjen Greqi – Kosovë (FOTO)

Tifogrupi i Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” kanë mbërritur në Greqi.

Faqja zyrtare e tifogrupit kosovar ka njoftuar para pak çastesh përmes një fotografie se kanë mbërritur në Volos të Greqisë.

Në pamjet e publikuara shihen disa anëtarë të “Dardanëve” të cilët kanë zbritur në tokën greke, disa orë para sfidës në Ligën e Kombeve.

Greqia dhe Kosova do të përballen në ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve sonte me fillim nga ora 20:45.

Related Articles