Këtë të shtunë në Has të Prizrenit po mbahet për herë të dytë Darka e Lamës.
Banorët e kësaj zone ndryshe e quajn edhe si “Darka e Bereqetit”.
Në shënim të kësaj ditë, vendasit kanë përgatitur një fli me diametër prej dy metrave, e që është hera e parë me këtë madhësi.
Për përgatitjen e kësaj flije, siç njofton Klan Kosova është dashur rreth 4 orë, përcjellë Gazeta Enigma.
Organizatori Haziz Hodaj është shprehur se janë dike shikuar mundësit për të aplikuar për Librin Guinness, për shkak të madhësisë së saj.
Për pjekjen e flisë është dashur që tepsia dhe saçi të bëhet ekstra, e në fund të organizimit, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e preu flinë dhe të pranishmit e patën mundësinë ta shijojnë atë. /Gazeta Enigma
Banorët përgatisin fli 2-metërshe për “Darkën e Lamës”, shikojnë mundësitë për aplikim në Guinness
