Darmian: Conte trajner më mirë se Van Gaal dhe Mourinho

Darmian: Conte trajner më mirë se Van Gaal dhe Mourinho

Mbrojtësi i Interit, Matteo Darmian mendon se trajneri Antonio Conte është një trajner më i mirë se holandezi Louis van Gaal dhe portugezi Jose Mourinho.

Conte ishte trajneri i Kombëtares së Italisë kur Darmian lulëzoi në Kampionatin Evropian 2016 dhe ish-lojtari i Parmas tha se ribashkimi me ish-trajnerin e Chelsea ishte i thjeshtë.

“Ishte sikur të mos e kisha lënë kurrë. Ai është i ashpër dhe ka të njëjtën dëshirë si atëherë, për ta sjellë ekipin në majë. Ai është përmirësuar taktikisht dhe si karakter”, ka thënë fillimisht Darmian për La Gazzetta dello Sport.

Darmian pastaj foli për ish-trajnerët e tij Louis van Gaal dhe Jose Mourinho, të cilët i kishte në kohën e tij te Manchester Unitedi.

“Van Gaal ishte një fanatik i rregullave. Ai ishte ai që më donte në United. Një nga ditët e para në Mançester ai më tërhoqi mënjanë dhe më tha: ‘Ju jeni këtu falë meje. Ju keni besimin tim, ju do të luftoni me Antonio Valencia, dijeni se për mua emri nuk ka rëndësi”.

“Mourinho nuk ka dashuri të tjera përveç të fitojë. Unë i detyrohem me trofe, madje edhe një Ligë të Evropës”.

Related Articles