Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller ka dënuar sulmin terrorist në Ibër Lepenc.
Sulm ky i ndodhur para pak ditësh.
Miller përmes një postimi në “X”, thotë se DASH-i mbështet Kosovën për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit e këtij akti kriminal.
“Dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe do të vlerësojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje. Falënderojmë punonjësit e urgjencave dhe të tjerëve, përfshirë KFOR-in për rivendosjen e furnizimeve thelbësore”, ka shkruar Miller. /Gazeta Enigma
DASh-i dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit
