“Dashuria justifikon çdo gjë ”, Fjoralba Ponari reagon kundër deklaratës së Kiarës

“Dashuria justifikon çdo gjë ”, Fjoralba Ponari reagon kundër deklaratës së Kiarës

Të martën që lamë pas, në edicionin special të  “Fan Club”, Kiara pati një debat me Ina Kollçakun, duke u shprehur se dashuria justifikon gjithçka. Moderatorja iu referua marrëdhënies së saj me Luizin.

E duket se kjo deklaratë e saj nuk i ka pëlqyer aspak Fjoralba Ponarit, Ajo ka reaguar përmes një shkrimi në Instagramin e saj, duke u shprehur se ajo fjali “i vrau shumë veshin”.

“Dashuria është emocion. Dashuria është nevojë. Dashuria është e bukur, por vetëm “dashuria” nuk mjafton.

Dashuria nuk justifikon çdo gjë! Të më falni, por ma vrau shumë veshin.

Dashuria nuk mjafton, kur ka dhunë, kur të manipulojnë emocionalisht, kur të thyhet besimi, kur të cënohet integriteti, kur nuk ka komunikim, kur ka tradhëti etj.

Dashuria është vetëm një copëz, e së tërës”, ka shkruar moderatorja.

“Dashuria justifikon çdo gjë ”, Fjoralba Ponari reagon

Related Articles